SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Partia e Legalitetit: Falsifikatorët e historisë, edhe qendresën antifashiste të 7 Prillit 1939 kërkojnë ta bëjnë komuniste!

Qendresën antifashiste, siç dihet me fakte të pakontestueshme e bënë forcat e armatosura të mbretërisë nën udheheqjen e major Abaz Kupit ngarkuar ky i fundit prej Mbretit Zog I.

Shoqata e veteranëve komunist-enverist, këto ditë ndryshuan pllakadën e vendosur në kujtim të dëshmorëve të rënë atë ditë, duke bërë një shpifje e falsifikim tjetër të historisë e duke e quajtur ushtarakun e mbretërisë Mujo Ulqinaku dhe gjithë ushtarakët e tjerë të rënë atë dite, “ si të ranë në shërbim të kauzës komuniste”, duke i bërë pjesë të tyre e duke veshur edhe me yllin e kuq.

Kjo, kur dihet se akoma këtij të fundit nuk i kishte mbirë akoma fara, e jo më të ishin të aftë organizonin qendresë antifashiste.
TURP! Ja si ishte pak ditë më parë dhe ja si u bë pllakada përkujtimore e qendresës antifashiste.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?