Aktualitet

QSUT reagon pas akuzave të Vokshit: Si qëndron e vërteta

KAON

REAGIMI
QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:
Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.
QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.

 

Deklarata e Vokshi:

Ka edhe një ngjarje tjetër të rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni, një punonjës që punon në QSUT, thotë se kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi, ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë, do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rrijë pa drita? A është e vërtetë që të premten në mëngjes, duke u gdhirë, kanë ikur dritat? Pse s’ka punuar gjeneratori? Ku janë dërguar pacientët”? tha Vokshi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?