SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

VIDEO/ Blegtorë e fermerë të jugut në protestë, bllokohet me traktorë aksi Fier-Lushnjë

Blegtorë e fermerë e jugut kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke bllokuar me traktorët e tyre dhe makinat bujqësore aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Në kërkesat e tyre blegtorët kërkojnë që shteti ti subvencionojë për prodhimin e tyre pasi produktet që vijnë nga importi shiten më çmim më të lirë se produktet vendase.

Fermerët janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejtë rreth rrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier. Ata paralajmëruan më parë se në mesditë do të bllokonin autostradën Lushnje-Fier me traktorët e tyre në mënyrë demonstrative për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e subvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Ata mbanin në duar parulla me mbishkrimet: “Duam subvencione si Europa”, “respektoni prodhimin vendas”.

Në mënyrë demonstrative, blegtorët nga Lushnja, Fieri, Berati, Kavaja e Vlora derdhën sasi qumështi në rrugë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?