Rajoni

Greqi/ Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 17 vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë në bark një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar.

Mediat greke raportojnë se përveç 17-vjeçarit, policia arrestoi edhe babain e tij 48-vjeçar për neglizhencë. Ngjarja mësohet se është shënuar mbrëmjen e së dielës.

Në sherr është përfshirë edhe një tjetër shqiptar, i cili është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve, dy shqiptarët i kanë goditur me një send të mprehtë dy grekët.

Dy të plagosurit u dërguan në spitalin e Rodos ku pasi iu dha ndihma e parë më pas u larguan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?