AktualitetRajoni

Aksidentohet me motor, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u aksidentua me motor.

Alfred Vocaj u përplas me motorin e tij në unazën në Padova, sipas mediave italiane.

Një javë më parë ai kishte nisur punën si mekanik në një punishte pranë qendrës tregtare Giotto në Padova. Më parë ai kishte qenë i punësuar si punëtor në një qendër shitjeje me shumicë fruta-perimesh në zonën industriale të qytetit.

Një muaj më parë ai kishte blerë motorin, një Aprilia 125, të cilën e përdorte kryesisht për të shkuar në punë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?