Sport

VIDEO/ Kaos në mes të fushës, tifozët e Trabzonspor sulmojnë lojtarët e Fenerbahce

 

Fenerbahce kishte shënuar dy herë me Fred në pjesën e parë, ndërsa ndeshjen e hapi goli i bukur i Enis Bardhit nga goditja e dënimit.
Trezeguet barazoi nga penalltia për 2-2, por këtu nuk u mbyll.

Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Michy Batshuayi shënoi golin për 3-2, që doli të jetë i fitores për Fenerbahce.

Futbollistët e Fenerbahces festuan fitoren në mesin e fushën, por kjo nuk zgjati shumë, pasi tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën.
Ata sulmuan lojtarët e Fenerbahces fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit.

Tifozët vendas edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndaluar drejt lojtarëve të Fenerbahces, duke lënduar Dominik Livakovic dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?