SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Partia e Legalitetit/ Reforma Zgjedhore, kërkohet transparencë nga çdo subjekt politik.

Shqetësuese, drejt përfundimit afati i kryerjes Reformës Zgjedhore, kërkohet transparencë nga çdo subjekt politik.

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh shqetësimin e saj në lidhje me afrimin e përfundimit të afateve për kryerjen e reformës zgjedhore pa u arritur asnjë rezultat konkret.

Për PLL kjo zgjatje me mos përfundimin e kësaj reforme brenda afateve ligjore është, si gjithmonë, e qëllimshme dhe për të u dështuar bërja e ndryshimeve të duhura në Kod.

Çdo marrëveshje jo transparente në kohë dhe jashtë diskutimit të gjërë politik gjithpërfshirës me çdo palë, kur flitet për një reformë kaq të rëndësishme dhe e diskutuar gjithmonë, janë të padobishme sidomos për partitë e opozitës dhe votuesit e saj në këtë situatë e me këtë lloj mazhorance që kemi përballë.

Partia Lëvizja e Legalitetit nxit të gjitha subjektet politike të jenë transparente për rregullat e lojës demokratike dhe këmbëngulëse në kryerjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Vetë PLL ka qenë proaktive me propzimet konkrete të saj duke kërkuar kryesisht votime të lira dhe zgjedhje me standarte, sistem proporcional me një rajon, lista të hapura dhe votën e diasporës.

Anashkalimi i interesave të qytetarëve, kufizimet e padrejta të votës dhe bërja e një ligji zgjedhor jo efektiv dhe afatgjatë por në shërbim të interesave të ngushta momentale janë të papranueshme për ne.

PLL do të bëjë gjithçka për të qenë garante e interesave qytetare e kombëtare në dobi të një vendi ku respekton të drejtat e njeriut, pluralizmi dhe standartet e duhura demokratike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?