AktualitetPolitike

Hetime nga SPAK, shkarkohet prefektja e Fierit

Balilaj u lirua nga detyra, pasi më herët GJKKO vendosi se ajo pezullohej nga funksionet publike, për shkak të shkeljes së barazisë në tendera.

Ndërkohë ende nuk është marrë një vendim se kush do e zëvendësojë Balilajn në këtë detyrë.

Ndërkohë në Vlorë, në vend të Flamur Mamajt, do të jetë prefekt ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo.

Njoftimi:

V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

***

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?