Aktualitet

Sherr në Durrës, plagosen me thikë 2 vëllezër!

Dy vëllezër në Durrës janë plagosur me thikë, pas një konflikti me persona të tjerë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të dy vëllezërit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia ka arritur të identifikojë njërin pre autorëve, 37-vjeçarin R.F dhe po vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?