PolitikeRajoni

Baza e NATO-s në Kuçovë, Vjosa Osmani: Kontribuon në rritjen e sigurisë në rajoni

KAON

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me përurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Në një reagim në rrjetin social “X”, ajo tha se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon, transmeton Telegrafi.

“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, ka shkruar Osmani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?