Politike

Rama sulmon ashpër Veliaj në Asamblenë e PS. Je bërë si…

Lajmet e para që rrjedhin flasin për kritika të forta që kryesocialisti Edi Rama ka bërë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Mësohet se shkaku i kritikave dhe sulmit të Ramës ndaj Veliajt është analiza e punës së bërë nga ky i fundit në qarkun e Tiranës.

Rama e ka goditur duke iu drejtuar me fjalët: “Ç’janë këto mbledhje kot që bën, je bërë si OJF” duke iu referuar organizimit të keq të punës në Rogozhinë dhe Kavajë.

Lajmet e para që rrjedhin flasin për kritika të forta që kryesocialisti Edi Rama ka bërë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Lapsi.al shkruan se shkaku i kritikave dhe sulmit të Ramës ndaj Erion Veliajt është analiza e punës së këti të fundit në qarkun e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj si të gjithë anëtarët e Asamblesë është i detyruar të raportojë në mbledhje në lidhje me detyrat e lëna nga Kryeministri Rama.

Mësohet se në këtë kuadër, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu, e cila është e ngarkuar me mbikqyrjen e Rogozhinës dhe Kavajës ka bërë një raport kritik në lidhje me mbarvajtjen e punës dhe mosfunksionimin e organizatës në këto qytete.

Sipas Lapsi.al “viktima” e parë duket se ka qenë deputeti i zonës Etjen Xhafaj, i cili njihet si një nga mbështetësit e fortë të Veliajt. Menjwherë pas vërejtjeve të ministres së shëndetësisë Albana Koçiu, e cila dyshohet se nuk ka folur me kokën e saj, e ka rimarë fjalën kryeministri Rama i cili ka goditur Etjen Xhafajn.

Rama gjithashtu ka sulmuar Veliaj duke iu drejtuar me fjalët: “Ç’janë këto mbledhje kot që bën, je bërë si OJF” duke iu referuar organizimit të keq të punës në Rogozhinë dhe Kavajë.

Jo vetëm kaq, kryesocilaisti Rama pas raportit se punët nuk kanë ecur mirë në Kavajë, ai i ka lërkuar drejtuesit të qarkut Erion Veliaj të nxjerrë emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë bërë punën siç duhet.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me rreth 400 anëtarë socialistë ka nisur prej orës 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës me dyer të mbyllura.

Jo vetëm Veliaj, por të gjithë të pranishëmit do raportojnë në lidhje me detyrat e lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja.

Sipas burimeve ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e degëve në bazë, ndërsa në muajin prill pritet të zhvillohen zgjedhjet për delegatët e Kongresin e PS.

Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat Kryeministri Rama nuk i justifikon.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania