Aktualitet

Mallrat e lira kineze që ofrohen online, rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse

Mbrojtësit e konsumatorëve paralajmërojnë për mallrat e lira nga Kina, që ofrohen në portalet online, pasi rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse.

Kufje për 4 euro, atlete për 8 euro, ose orë inteligjente për 16 euro. Të gjithë këto artikuj ofrohen online nga firmat kineze TEMU, AliExpress apo Shein, por ato kanë një problem. Disa institute gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve analizuan disa nga produktet e ofruara dhe rezultatet e testeve janë tronditëse.

Të jashtëligjshme, por edhe të rrezikshme

Po ashtu edhe kopsat e disa bluzave polo përmbanin substancën e dëmshme DPB. Doza e substancës DPB që u gjet gjatë analizave ishte 40 herë me e larte sesa niveli maksimal i lejuar në Evropë. Substanca DPB ndikon në nivelin e testosteronit dhe numrin e spermatozoideve tek meshkujt, ndërsa tek femrat shtatzëna, ajo ndikon tek zhvillimi i fëmijës.

Përgjegjësi me pikëpyetje

Teorikisht prodhuesit mbajnë përgjegjësi në mënyra të ndryshme për prodhimet dhe sigurisht përpiqen që t’i përmirësojnë vazhdimisht kontrollet e sigurisë së tyre. Por pyetja se sa një fabrikë kineze mallrash të lira do t’u përgjigjet vërtetë kërkesave apo ankesave të një konsumatori nha Evropa, kjo mbetet e paqartë. /DW

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania