Aktualitet

Tjetër artist Shokdran ndahet nga jeta (EMRI)

Eshte ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu shkodran Albri Brahusha. Lajmin e trishtë e ka dhënë me një status në Facebook bashkia e Shkodrës.

426284090 972673484227149 6824575578640094245 N

Një lajm i trishtë për Shkodrën dhe botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu Albri Brahusha.

Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973.

Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtesi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef I zyres juridike te prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjes i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Në fushën artistike ai është autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania