Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS: Pranojmë në parim propozimet e opozitës për Amnistinë Penale
Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.
Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arrihet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.
Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita.
Total 0 Votes
0
0
