Drejtuesit e rrjeteve sociale përballë Senatit
Anëtarët e Komitetit Gjyqësor dypartiak të Senatit amerikan janë shprehur thonë se kanë mbaruar së artikuluari argumentet e tyre kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në mediat sociale. Ata theksojnë se duan përkushtim nga ana e gjigantëve të rrjeteve sociale.
Në seancën dëgjimore të së mërkurës, senatorët kishin përballë CEO nga Discord, Meta, Snap, TikTok dhe X në diskutimet për të mbrojtur të rinjtë nga abuzimi në internet. Por pas vitesh përpjekjesh për të trajtuar këtë çështje, disa kërkuan të dinin nëse CEO-të mbështesin ligjet që do t’i vendosnin ata ndaj përgjegjësisë për abuzim në platformat e tyre dhe do t’u kërkonin atyre të largojnë materialet problematike.
“Zgjedhjet e dizajnit të kompanive, dështimet e tyre për të investuar në mënyrë adekuate në besim dhe siguri, ndjekja e vazhdueshme e angazhimit dhe fitimit mbi sigurinë bazë, të gjitha i kanë vënë në rrezik fëmijët tanë,” tha Kryetari i Komitetit Dick Durbin.
Megjithatë ai shtoi se faji nuk qëndron vetëm mbi supet e industrisë së teknologjisë, duke thënë se Kongresi duhet të bëjë pjesën e tij për të mbrojtur fëmijët në internet.
