AktualitetRajoni

Shqiptarët denoncojnë ambasadën në Athinë: Shërbimi zero, punonjëset vetëm bërtasin

Për shqiptarët mund të thuhet me plot gojë se janë populli i vetëm që vuan nga qeveria si brenda vendit ashtu edhe jashtë.

Zvarritja e punës, vonesat apo burokracia, nuk janë vetëm në Shqipëri, por edhe në institucionet shtetërore shqiptare jashtë territorit.

Një rast të tillë ka denoncuar së fundmi një shqiptar në Athinë. Ai thotë se në ambasadën shqiptare në Athinë, askush nuk mbaron punë pasi punonjëset vetëm bërtasin dhe zihen me shqiptarët.

Ai thotë se te kjo ambasadë vijnë familjarë, fëmijë e të moshuar që kanë udhëtuar edhe 8 orë me traget për të mbaruar punë sa më parë, por punonjëset vetëm zihen e bërtasin.

Shqiptarët thonë se shërbimi në këtë institucion zyrtar shtetëror është zero.

Denoncimi i shqiptarit:

Ktu jemi në Ambasadën shqiptare në Athinë Ku njerzit presin me orë pa mbaruar pun Fmi të vegjël pleq. Ktu ka fmi si kan.udhtuar me 8 or me traget dhe paguajnë hotele dhe ambasada nuk ju mbaron pun. Sepse shërbimi esht zero. Punonjësit e Ambasadës veq se bërtasin dhe zihen me qytetaret.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania