15 mijë ton mollë Korçe mbetet pa shitur, shkak importi nga Serbia
Fermerëve të juglindjes u ka mbetur prodhimi pa shitur pasi importi nga Serbia po preferohet më tepër se sa prodhimi vendas.
Në Korçë, fermerëve iu kanë mbetur pothuajse 15 mijë ton mollë pa shitur e në frigorifer.
Grumbulluesit e këtij prodhimi thonë se faji kryesor mbetet importi, duke përmendur këtu atë nga Serbia, por edhe grumbullimin me me çmim të lartë në sezon.
“I gjithë problemi është Serbia që fut mallra pa doganë.”
Një prej fermerëve që ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë dhe kultura të tjera të drufrutorëve thotë se pjesën më të madhe të prodhimit e ka të pashitur.
“Çmimi i lartë i blerjes së mollës dhe importi ka bllokuar sasinë në frigoriferët e fshatit Dvoran që ka sipërfaqet me të mëdha të mbjella me mollë. “
Fermerët e juglindjes si zgjidhje shohin rritjen e referencave doganore pasi vetëm kështu mbrohen interesat e tyre.
