AktualitetPolitike

Flamur Noka: PD do përballet me regjimin! Rama po instalon neodiktaturën

Prononcim për mediat nga selia e PD, e Sekretarit të Përgjithshëm të PD:

Për të burgosur opozitën dhe për ta asgjësuar atë. Situata është edhe më e rëndë dhe kryesia mori në shqyrtim edhe situatën në parlament. Vendimet për të përjashtuar dhe për të shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët të paktën në seancën e fundit demonstruan në mënyrë krejtësisht brenda rregullores me pankarta, tregon që këtu regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, çdo forcë, çdo aktor politik apo jo që është kundërshtar dhe nuk bie dakord të bjerë në kthetrat e tij.

Edi Rama përfundimisht po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature, të asgjësimit të pluralizmit, duke shkelmuar opozitën duke i mohuar të drejtat asaj dhe duke tentuar ta asgjësojë.

PD është e vendosur për ti qëndruar përballë dhe kjo kryesi e saj diskutoi format mënyrat e diversifikimit të aksionit tonë për ta përshkallëzuar atë për të ecur drejt mosbindjes civile si e vetmja formë për të çliruar Shqipërinë nga ky oktapod i rrezikshmë dhe për të ringjallur përsëri shpresën se në Shqipëri mund të ketë demokraci dhe liri.

U diskutuan edhe çështje të tjera organizative, zyra e organizimit do të forcohet me 4 koordinatorë organizativë, zoti Këlliçi do të jetë drejtuesi politik i Tiranës dhe vendime të tjera organizative.

Pyetje: Ke vendosur datën e mbajtjes së një proteste kombëtare?

Flamur Noka: Këtu do të jemi dhe do të vijmë te ajo ditë. Ne tani kemi një vend ku edhe protestojmë por edhe kemi transferuar parlamentin e shqiptarëve dhe ajo është ‘Rruga e Shpresës’.

Pastaj u diskutuan edhe format e përshkallëzimit duke zbritur në të gjitha degët e Shqipërisë dhe do të ketë protesta dhe mosbindje civile në të gjitha qarqet dhe në çdo rrugicë të vendit.

Pyetje: A u diskutua bashkimi me deputetët e tjerë dhe a do të ketë një mbledhje të përbashkët të deputetëve gjatë kësaj jave meqënëse është java e gjelbër për të diskutuar edhe 19 përjashtimet të cilat u miratuan ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës dhe si po shkon procesi i bashkimit me deputetët që ndjekin zotin Bardhi?

Flamur Noka: Kukuvajkat e regjimit, se një zonjë që donte të shkatërronte aksionin opozitar u kritikua nga kolegët e saj, ngritën një tymnajë të madhe sikur gratë po dhunoheshin, pse ajo zonjë u keqpërdorë.

Dje dhe sot kemi parë propozim dhe vendim për të dhunuar të gjitha zonjat deputete të PD, të cilat në mënyrën më civile dhe qytetare me pankarta në duar protestuan kundër shkeljes së Kushtetutës, protestuan kundër mohimit të të drejtave të opoztiës dhe kundër dhunimit të fjalës së lirë dhe deputetëve në parlament. Pse protestuan, këto zonja po shpallen armike nga Linda e parlamentit dhe shoqet e saj, e kuptoni ku është demokracia?

E keqpërdorën një deputete dhe ngritën një tymnajë të madhe, ndërkohë dhunohen po nga Linda dhe nga ato që e keqpërdoren dhunohen zonjat e parlamentit pse protestuan në mënyrë civile dhe qytetate. Ja ky është bashkimi tërësor ose fuzioni i plotë i deputetëve të grupit parlamentar në PD ka marrë prej kohësh bekimin e kryesisë së PD. Kjo është një kërkesë e kahershme e çdo demokrati në bazë dhe sigurisht kryesia i ka hapur rrugë dhe ka dhënë bekim për këtë. Çështje ditësh do të merrni dhe lajmin e këtij bashkimi tërësor në PD të deputetëve.

Pyetje: Katër koordinatorët që u vendosën sot si janë ndarë në zonat e Shqipërisë?

Flamur Noka: Katër koordinatorët janë ndihmës në punët dhe çështjet e organizimit të partisë. Ata ndihmojnë kryetarin, sekretarin e përgjithshëm dhe zyrën e organizimit për çështjet organizative të PD. Kryesia miratoi propozimin e kryetarit dhe ata që nesër do të fillojnë punën.

Partia ka nevojë për tu fuqizuar për tu organizuar partia do ristrukturohet do ringrihet dhe do përballet me këtë regjim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania