Aktualitet

Dyfishohet çmimi për patentë, prej 16 janarit futen në fuqi tarifat e reja…

Që nga 16 Janari tashmë tarifat e shërbimeve për patentat janë dyfishuar apo trefishuar.

Ky vendim është miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe të firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e lejedrejtimeve.

Kur më parë për të dhënë provimin e njohurive teorike kur nuk e fiton testin teorik që në provimin e parë duhej të paguaje 400 lekë si tarifë tashmë duhet të paguash 1200. Po ashtu edhe për riprovimin e testit të praktikës kur më parë do paguaje 500 lekë tashmë do të paguash 4-fish më shumë.

Në shkresën që disponon News24, për t’u pajisur me leje drejtimi për të gjitha kategoritë nga 3500 lekë tashmë do paguhet 4500 lekë. Edhe një sërë shërbimesh të tjera për patentat janë dyfishuar, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje” dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejedrejtimit, por edhe për autoshkollat për detyrimet që kanë për ushtrimin e aktivitetit.

Ilir Mëngra është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) duke zëvendësuar Blendi Goxhen i cili tashmë mban postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inavacionit.

 

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania