Aktualitet

VIDEO/ Masiv dheu dhe zhavorri “mbulojnë” Rrugën e Arbrit

KAON

Një masiv i madh dheu e zhavorri ka mbuluar Rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Prania e baltës në rrugë ka vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve të cilët janë përballur me befasi gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Shembja e dheut dhe zhavorrit në këtë vend vijon prej dy ditësh, ndërsa një ditë më parë rruga është bllokuar për afro 1 orë.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë bërë që dheu të zbresë nga shpati i malit e në mungesë të pritave të përfundojë në asfalt. Rrëshqitja e dheut vijon ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm gjatë qarkullimit në Rrugën e Arbrit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?