Tragjike! Përfshihen në aksident në Hungari, ndërrojnë jetë të dy rinj shqiptarë
Tragjik ka rezultuar fati i dy të rinjve nga Kosova, të cilët kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Hungari. Viktimat ishin nisur nga Gjermania drejt vendlindjes

28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, humbën jetën në këtë aksident, ndërkohë që vetëm pak minuta para ngjarjes kishin folur me familjarët.
Xhaxhai i njërës prej viktimave u tha mediave në Prishtinë tregoi mesazhin e 28-vjeçarit: Mos flini, se unë po arrij. Ai shpjegoi se pas aksidentit, Kushtrimi është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa për Jetmirin, nuk mund të bëhej më asgjë, pasi trupi i tij është djegur bashkë me mjetin e përfshirë nga flakët pas përplasjes.
Mësohet se një nga viktimat, Kushtrimi la pas një vajzë vetëm 4-muajshe, ndërsa Jetmiri djalin 1-vjeçar. Të afërmit e viktimave pohojnë se ende nuk janë sqaruar mbi rrethanat e aksidentit.
