Viti 2024 mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë
Kur do të rritet temperatura mesatare vjetore globale me më shumë se 1.5°C mbi nivelet para-industriale për herë të parë?
Ka pasur ditë individuale kur temperatura mesatare globale e ka tejkaluar atë prag, por deri më tani asnjë vit i vetëm nuk ka qenë mesatarisht kaq i nxehtë në përgjithësi.
Kjo mund të ndryshojë në vitin 2024, kur rritja e qëndrueshme shekullore e temperaturave e nxitur nga emetimet e gazrave serrë sinkronizohet me një model natyror ciklik të ngrohjes për herë të parë në gati një dekadë.
2024 mund të jetë edhe më nxehtë se viti 2023 që na surprizoi sa i përket temperaturave dhe përpos këtij fakti, gjatë vitit që lamë pas, kemi dëshmuar ngjarje të klimës ekstreme dhe shpeshherë fatale, në të gjithë botën.
“Nëse gjërat ndjekin modelin normal, 2024 duhet të jetë pak më nxehtë se 2023. Por ‘modeli normal’ mund të mos ekzistojë më,” tha Andrew Dessler, një shkencëtar i klimës në Universitetin e Texas A&M, raporton The Economist.
