Aktualitet

Ndodh në Kamëz, burri i shpon gomat ‘Benzit’ të parkuar (VIDEO)

KAON

Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Kamëz. Një burrë ka shpuar gomat e një makine tip ‘Benz’, për arsye ende të paqarta.

Rasti është publikuar nga JOQ, ku sipas denoncimit të një qytetari rruga ishte e lirë për shoferin, dhe ‘Benzi’ i parkuar nuk e pengonte për të kaluar.

Në video shihet se burri nxjerr nga pjesa e pasme e mmakinës së tij një mjet prerës dhe më pas me të i shpon Benzit gomën e përparme.

“Pershendetje! Ju lutem nxireni pak kte vidion pasi Ky personi qe shikoni sapo shpoji gomat e makines kur kishte rrugen e lire dhe kalonte fare kollaj shikonte lart e poshte dhe beri ate veprim shum te ulet ta shohi i zoti makines! Te kemi frik ku te lem makinat se shiko ca lloj njerzish jan. Uroj ta postoni qe ta shikoj personi qe ka makinen sepse me erdh keq”-shkruan një dëshmitar nga vendngjarja.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?