SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeKultureShkrime

Festivali i 62-të dhe kantautori Santino De Bartolo

Nga Ardian Trebicka

Mbasi kanë kaluar orët e rëndësishme kur festivali i 62 i RTSH uli siparin, sërish mes polemikash dhe problematikash të cilat si për ironi të fatit e ndjekin atë nga krijimi e deri më sot!

Kohën para viteve 90 si i politizuar me aspak liri në tematika e mbas viteve 90 si festivali i çmimeve të përcaktuara, ose i vendimarrjeve në kundërshti me opinionin e artedashesit!

Në këtë festival munguan emra të rëndësishëm, si nga ana kompozicionale e tekseshkruesit, ashtu dhe në interpretë. Kurrë s’kam qenë pjesë e këtij eventi ku për hir të së vërtetës mes gjithë ç’ka shkruajta më lart nga kjo skenë kanë dalë perla të cilat kanë kaluar në heshtje por vitet në vazhdim i kanë dhënë “çmimin e munguar “.

Në ketë festival mbresa më la kënga e kantautorit arbëresh Santino De Bartolo ( Dua te rri me Ty ) . Si pjesë e interpretimit vokal u gëzova sepse mbas shumë vitesh u rikthye një kantautor arbëresh i cili ka një karrierë dhe krijimtari të admirueshme, të cilat janë tashmë pjesë e fondit të artë të muzikës arbëreshe.

Pa e fshehur ndjeva një zhgënjim kur kënga nuk u kualifikua në natën finale.

Nuk dua të hyj në shijet e jurisë sepse karrigia ku ato ulen është shumë afër me skenën dhe më shumë se ata dëgjojnë e kuptojnë ata që janë mbas tyre. Për mendimin tim dhe opinionet profesionale mbas festivalit, kjo ishte një këngë e cila nderon çdo skenë e për më tepër përfaqëson një komunitet i cili na ka bërë e vazhdon të na bëje krenar për ruajtjen e gjuhës në gjithë dimensionet historike të mbartura ndër shekuj.

Juria as më shumë e as më pak në emër të së “resë” me një “laps”të kohës së shkuar e penalizoi këngën e kantautorit Santino De Bartolo që të mos ishte në natën finale. Besoj si krijimtaria që përmenda më lart edhe kjo kenge e festivalit do marri vlerën në vazhdim.

Ajo tashmë ka mbetur në buzët e publikut i cili vazhdon dhe kërkon të rikthehen tre komponentet , kompozimi, teksti dhe vokali për të ndjerë artin e vërtet. Historia e vërtetë e festivalit vazhdon pas netëve të tij dhe ky është vlerisimi më i mirë!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?