AktualitetPolitike

Noka: Nuk tërhiqemi nga protestat dhe mosbindja civile

KAON

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se policia nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk i ka lejuar që të ndërtojnë një skenë ku do të flasin protestuesit para Gjykatës së Lartë.

Ai theksoi se kjo është strategji e Rilindjes, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqen nga protestat dhe mosbindja civile.

“Duhet të pyesni Rilindjen, bandën në pushtet. Kemi marrë leje, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk na lënë të ndërtojmë skenën. Ne jemi në protestë, në mosbindje civile. Ta harrojnë se do të tërhiqemi. Përditë do të jemi në protestë. S’ka as Edi Ramë apo bandë në pushtet që të na ndalojë. Të bëjnë ç’të duan.”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?