Megi Pojanit i vjen një letër nga burgu…
Moderatorja Megi Pojani dhe tashmë të gjithë e dini që është edhe e dashura e futbollistit, Endri Çekiçi, ka marrë një letër dashurie, jo nga lojtari por nga dikush tjetër. Gjatë transmetimit të emisionit “Përputhen”, Megi lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali nga burgu i Peqinit, i cili i thotë se do e dashurojë deri në fund të jetës.
“Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.
Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.
Melankoliku…”, thuhet në letër.