Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, protestë para MSH
Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku ka çuar në mbajtjen e një proteste para Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët dhe aktivistët.
Protestuesit shprehen se në lidhje me këtë ngjarje, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përkatëse.
“Duhet vënë theksin te terapitë inovative. Ka pasur por janë ndërprerë. Dua të vë theksin se nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet”, u shpreh një aktiviste.
“Ajo që na ka sjellë këtu është mungesa e medikamenteve. Aktualisht sot s’ka asnjë problematikë për M SH-në për të siguruar medikamentet. Nuk interesohet kush. Nuk reagon asnjë po nuk u ngrit zëri i qytetarëve. Nuk interesohet kush se çfarë po ndodh në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ministret si të vjetra dhe të rejat të mos merren me propagandat e ‘Facebook’! Ka mungesë medikamentet, si dhe janë prishur pajisjet. Nuk është kjo mjekësia që ne duam.