Bota

VIDEO/ Aeroplani del nga pista dhe përplaset me një makinë

KAON

Një aeroplan i vogël me helikë është përfshirë në një aksident, teksa po ulej në një aeroport të Teksasit.

Piloti ka humbur drejtimin e aeroplanit, ku ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë piste duke u përplasur me një makinë që po kalonte në rrugë. Pamjet e kapura nga kalimtari Jack Schneider treguan përplasjen e avionit gjatë një ulje emergjente.

“Pashë aeroplanin që zbriste shpejt nga pista dhe e dija se ai nuk do të kishte kohë të ndalonte”, tha zoti ai për WFAA-TV të shtunën. “Është e qartë se po lëvizte shumë shpejt, gomat po xhironin.”

Drejtuesi i makinës është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat në avion nuk kanë pësuar lëndime. Administrata Federale e Aviacionit po heton shkaqet e rrëzimit.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?