Rama viziton Kombëtaren/ “Mbaje mend do bëhet mirë”
Bashkë me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka ai ka takuar futbollistët duke iu uruar suksese para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueste e “Euro 2024”.
“Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera. Jeni vërtetë më të mirët, por atë duhet ta tregoni në fushë,” – u shpreh Duka.
Më pas fjalën e mori kryeministri Rama, i cili vlerësoi paraqitjet e mira të skuadrës gjatë fushatës kualifikuese të “Euro 2024” dhe theksoi se futbollistët kuqezi e kanë nderuar fanellën që mbajnë veshur.
“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë,” – u shpreh Rama.