Bota

Supervullkani rrezikon Islandën, ekspertët: Dyshime se magma ka depërtuar nën qytet

Më shumë se 590 tërmete janë regjistruar në Islandë, që prej mesnatës deri në pasditen e së hënës. Vendi po përgatitet për një shpërthim të madh vullkanik, i cili mund të ndodhë “brenda pak orëve ose ditëve”, njoftojnë autoritetet.

Tërmetet deri më tani kanë prekur qytetin port të Grindavik. Gjatë fundjavës, autoriteti rrugor islandez mbylli të gjitha rrugët brenda dhe përreth qytetit, të cilat tashmë po shfaqnin çarje të mëdha. Popullsia ka shprehur frikë për të ardhmen e vendit.

“Kjo është një situatë e tmerrshme, por unë po përpiqem të ruaj qetësinë. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë dhe pasiguria është më e keqja”, thotë një banor.

 

Ekspertët nga Grupi i Vullkanologjisë dhe Rreziqeve Natyrore të Islandës së Jugut dyshojnë se magma tashmë ka depërtuar nën qytet dhe kanë frikë se shpërthimi vullkanik do e shkatërrojë atë. Banorët në qytetin Grindavík u evakuuan të premten, ky mund të ishte shpërthimi vullkanik më shkatërrues në gjysmë shekulli.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania