Sekuestrohen 7.9 kilogramë kanabis në Tiranë, arrestohen 2 vëllezër
Policia e Tiranës ka sekuestruar 7.9 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 2 shtetas (vëllezër), në fshatin Bulçesh.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve S. A. dhe O. A. (vëllezër), në fshatin Bulçesh, Tiranë, dhe si rezultat është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 7.9 kilogramë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Total 0 Votes
0
0