AktualitetPolitike

Ambasadori Gjerman në Shqipëri, reagon për situatën në Kuvend: Qeveria të ndihmojë në respektimin e të drejtave të opozitës

KAON

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner nga Korça ka komentuar disa nga situatat më të nxehta politike në vend. I pyetur sesi e shihte situatën në Parlamentin Shqiptar që është bërë pak e rrëmujshme, ai u përgjigj:

 

Ambasadori gjerman për kaosin dhe protestat e Berishës: Jo shterim energjie  për të penguar parlamentin! Opozita duhet të ofrojë alternativat e saj -  Shqiptarja.com

Ambasadori Bergner: Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt opozitën më të bashkuara që të luajnë rolin e tyre si kontrollues të Qeverisë në një mënyrë më të mirë. Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave, gjithashtu të ketë një balancim mes të drejtave të opozitës dhe të qeverisë.

Situata në parlamentin shqiptar, opozita është duke bërë “zhurmë” aty. Në gjykimin tuaj, situata është e rëndë?

Une do të shpresoja të shihja së shpejti një opozitë me të bashkuar që të luajë rolin e saj ndaj qeverisë aktuale në parlament. Mendoj që qeveria gjithashtu mund të ndihmojë duke respektuar të drejtën e opozitës më shumë se çfarë bën, nuk them se nuk është e pranusheshme deri në këto momente por duhet të ketë një balance midis punës opozitare dhe asaj mazhoritare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?