EMRI/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 27-vjeçar në Fier, arrestohet autori
Një 27-vjeçar është plagosur këtë të shtunë në fshatin Ferm-Çlirim të Fierit, si pasojë e një konflitki me armë zjarri. Policia bën me dije se sherri ka nisur mes dy të rinjve për motive të dobëta.
I plagosuri Mevlud Hasa, ka marrë plagë në krahë, e për rrjedhojë është transportuar në spitalin e Fierit.
Ndërkohë autori që e qëlloi është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për gjetjen e autorit me iniciale G. V., 27 vjeç.
Njoftimi i Policisë
Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.
Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.