Aktualitet

Moti i rënduar në vend/ Rama: Mirënjohje të gjithë ekipeve në terren, apeli për qytetarët

KAON

Rrugë të shumta u përmbytën, pemë pafund u shkulën, makinat poshtë tyre u dëmtuan dhe po ashtu pati shkëputje të energjisë elektrike në disa zona.

Moti i keq parashikohet të vazhdojë edhe gjatë ditës edhe pse situata duke më e normalizuar, falë edhe punës së ekipeve në terren gjatë gjithë kohës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama tregon mirënjohje për të gjithë ekipet që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatë se krijuar nga moti i rënduar.

Në fund ai i bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

Postimi i plotë:

Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave 🙌
Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?