Poezi

“Drita e mbijetesës” -Poezi nga Angela Kosta

KAON

DRITA E MBIJETESËS

Shkëlqen sërish Drita e Shpresës
në Tokën e dashur të plasaritur
në të gjitha skajet e plagosur
aty ku ngadhënjimtarët e mjerimit
me trupat lakuriq
të zhveshur nga uria, sy shqyer
nëpër trotuaret plot kufoma
me vështirësi marrin frymë
teksa ushqehen në kazanin e mbeturinave
me plehrat e skaduara
thërrime buke, kocka sikur qen të ishin.

Por triumfon Drita Shpresës së Madhe
tejembanë botën përshkon pa pushim
mes njerëzve të varfër dhe të sëmurë
vezullon duke prekur gjithësecilin
si një kortezh i gjatë me pishtarë.

Dhe Toka e dashur pushon së vajtuari
me Dritën në sytë e Shpresës së gjallë
me bollëk ushqen të patakatët.

Rishfaqet mbi Oqeanin e Jetës
ngado hyn në shpirtrat e të pafuqishmëve
Dhe…duke e përqafuar
më në fund të gjithë shërohen
nga dertet e shekullit:
Sëmundjet dhe Varfëria!

ANGELA KOSTA

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?