Aktualitet

Masivi i gurëve godet minatorin, niset me urgjencë drejt Tiranës

KAON

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Martanesh të Bulqizës, ku një minator ka mbetur i plagosur. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se minatori 50-vjeçar ka qenë në punë teksa është goditur nga një masiv gurësh në këmbë.

Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit ku dhe ka marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë thuhet se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë sa më të specializuar.

 “Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?