Emri/ Vritet me armë zjarri një person në Rrëshen
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Raportohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, 59-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Vrasja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.
Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip ‘Jeep’, në drejtim ende të paditur. Viktima sapo kishte dale nga burgu.
Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës.
Total 1 Votes
0
1
