ShowStil/Jetë

Emily Ratajkowski: Do takohem me këdo që dëshiron të më japë një darkë

KAON

Emily Ratajkowski zbuloi kërkesat që ka nga një mashkull, për të dalë në një takim me të. Modelja shpesh ndan mendimet e saj me audiencën, veçanërisht përmes llogarisë së saj në TikTok

Siç ka shpjeguar në një video të fundit që ka postuar në profilin e saj, ajo nuk ka më kërkesa të larta për të dalë me dikë, për sa kohë që ai e nxjerr jashtë për të ngrënë.

“Si një beqare e re vendosa të dilja në një takim me këdo që do të më çonte për darkë”, shkruan ajo në video teksa pozon në makinën e saj.

Në mbishkrimin e videos, ajo ka shkruar: “Faleminderit që kjo periudhë ‘shërimi’ ka mbaruar”.

@emrata

♬ original sound – Emrata

 

Siç pritej, Emily Ratajkowski mori shumë komente nën videon e saj nga miqtë e saj në internet, të cilët mezi prisnin ta ftonin në darkë.

“Sapo bëra një rezervim për ne”, ka shkruar njëri, ndërsa një tjetër thotë: “Mami më tha që mund të dalim për darkë nëse dëshiron”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?