Zbulohen emrat për forumet e PD (Propozimet e plota)

Politike

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të PD, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme për drejtuesit e forumeve.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se përveç se do të konstituohet, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatet dhe kryesinë e PD-së.

Sipas burimeve flitet që Enkelejd Alibeaj do të zëvendësoje Gazment Bardhin. Ndërsa për nënkryetarë përfliten emrat e Roland Bejkos dhe Flutura Açkës, teksa do të jenë 4 gjithsej.

 

 

Në mbledhje janë të pranishëm 246 anëtarë, çka do të thotë se është plotësuar kuorumi për vendimmarrje.

PROPOZIMET

Xhemal Bushati – Kryetar i Këshillit Kombëtar
Enkelejd Alibeaj- Sekretar i Përgjithshëm

Nënkryetarë të PD
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Roland Bejko

Jemin Gjana- Kryetar i komisionit zgjedhor

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?