Me kapuç në kokë hyri në një banesë për të vjedhur, 35-vjeçari qëllohet për vdekje me armë zjarri nga pronari

Rajoni

Një 35-vjeçar, i cili shkoi në banesën e një të moshuar për të vjedhur, është vrarë nga pronari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:50, në fshatin Hinka në komunën e Zicës në Janinë.

35-vjeçari kishte mbuluar fytyrën dhe ishte i pajisur me një shufër metalike në momentin që ka hyrë në banesën e 71-vjeçarit. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, pronari i banesës dhe hajduti u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin. Pronari i kërkoj 35-vjeçarit të largohej nga banesa, por pasi ky i fundit refuzoi, i moshuari e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në moment.

Autoritetet greke janë duke hetuar rastin, ndërkohë 71-vjeçari është arrestuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?