Kapet me mbi 1 kg ko*kainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Bota Rajoni

Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.


Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari i janë gjetur nga karabinierët mbi 1 kilogramë kokainë në makinë dhe 1.6 kg marijuanë në shtëpi.

I riu fillimisht u ndalua për kontroll rrugor nga policia dhe në makinë iu gjet një sasi droge. Më pas autoritetet kontrolluan edhe në banesën e tij në zonën Borgo Panigale, në periferi të Bolonjës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?