Kryeministri Edi Rama është shprehur se rezultatet e hetimeve të SPAK për aferat e inceneratorëve dhe sterilizimit, ku kanë dalë sit ë përfshirë në korrupsion zyrtarë të lartë të PS-së, nuk i kanë lënë shije të mirë.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, ku tha se ai dhe PS nuk do të pengojnë kurrë punën e drejtësisë.
Ai tha se nëse PS do të bënte këtë gabim, prat ë ndërhyrjes në pushtetin e drejtësisë, atëherë sipas tij, ata do të godisnin besnikërinë ndaj të ardhmes europiane.
“Nuk do kishte amerikanë dhe europianë që do të mund ta impononte të sjellë me pako reformën në drejtësi në këtë vend. Nuk e kemi bërë për vete, por për Shqipërinë. Nuk e kemi bërë për të shijuar gështenjat e korrupsionit, por për të faktuar pushtetin e munguar qysh nga lindja e shtetit shqiptar, i cili quhet pushteti i pavarur gjyqësor. Të jeni të bindur se e di dhe unë që këto organe të reja janë ende larg të qenit të pagabueshme dhe të paqortueshme.
Impantet e reja të mbetjeve, apo sterilizimet, kur SPAK nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve të njërit apo tjetrit, në këto punë të mira, ashtu ndodh. Patjetër që kjo pjesë smund të na lërë shije të mirë, por nëse detyra e institucioneve të reja të drejtësisë ka të bëjë me operacione kirurgjikale për të shkuluar tumorret e korrupsionit nga vendi, unë dua t’ju them këtu se cila është detyra jonë.
SPAK edhe mund të gabojë në ndonjë rast, por neve nuk na falet dhe sat ë jem unë këtu nuk do ta bëj gabimin që t’i tregoj organeve të reja të drejtësisë se çfarë duhet të bëjnë. Gabimi ynë në marrjen e rolit të atyre që i dine më mirë punët e drejtësisë, do të ishte mëkat.
Kemi patur disa lloj regjimesh, por nuk e kemi patur kurrë një drejtësi që nuk i ul sytë përballë fajtorëve të pushtetshëm. Kemi patur vetëm organe kafshimi dhe përdhunimi, për llogari të pushtetit politik të radhës.
Prokurorë dhe gjykaës krenarisht të egër me armiqtë e partisë në pushtet dhe me fajtorët e vegjël pa pushtet, por menderësisht të përulur përballë pushtetit të radhës dhë abuzuesve të pushtetit të radhës.
Me dhëmbët si sharrë për hajdutët e xhepave dhe me pantallonat e vaditura nga frika e pushtetit, nga xhepat e fryrë nga paratë e trafikantëve dhe të vrasjeve.
Nëse ne do bënim këtë faj, të futjes së kthetrave ndaj organeve të drejtësisë, do të rrëzonim besnikërinë ndaj të ardhmes europiane. Me një fjali të vetme, të diskutosh këto, do të thotë a duhet të diskutosh që a duhet ta varrosim, apo nuk duhet ta varrosim këtë PS, ku është krijuar besimi se këta mund t’i japin Shqipërisë drejtësinë e munguar”, është shprehur Rama.