Aktualitet

Kuvendi i ndërpret rrogën deputetit Arben Ahmetaj

Administrata e kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka vendosur që t’i ndërpresë pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit dhe ish-zëvëndës kryeministrit Arben Ahmetaj. Ky vendim është marrë pasi Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin dhe i hapi rrugën SPAK për arrestimin e tij.

Kuvendi i ka ndërprerë të gjitha përfitimet që Arben Ahmetaj gëzon si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.Ligjërisht Ahmetaj ende gëzon mandatin, dhe për rrjedhojë rregullorja nuk parashikon një masë të tillë, por sipas burimeve të Klan News, vendimi i fundit i Kuvendit, ka ardhur për shkak të shmangies së tij me drejtësinë.

Arben Ahmetaj sipas ligjit mund ta humbasë mandati e deputeti në raste se ai nuk paraqitet për 6 muaj në Kuvend.

Ish-zëvëndës kryeministri është i shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga Interpol Tirana për llogari të SPAK që në datën 24 Korrik të këtij viti. Ai është me masë sigurimit “arrest në brug” në mungesë. Ahmetaj dyshohet për 3 vepra penale korrupsion në 6 raste, fshehje e pasurisë dhe pastrim parash.

Burime për Klan News nga policia e shteti bëjnë me dije se ende nuk kanë një informacion për vendodhjen e ish-zëvëndës kryeministrit. Disa kohë më parë avokati i tij konfirmoi se Ahmetaj ndodhej në Angli, pranë familjes së tij.

Zyrtarisht në dyer e SPAK nuk ka mbërritur asnjë shkresë për të konfirmuar këtë informacion. Arben Ahmetaj u largua përpara se Këshilli i Mandateve t’i hiqte imuniteti dhe t’i hapte rrugë arrestimit.

Policia e shtetit njoftoi SPAK se Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri dhe tashmë kërkohet nga Interpol Tirana.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?