SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, ministri Peleshi: Vatrat në Laç janë shuar plotësisht

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ministri Peleshi sqaron se vatrat e zjarrit në Laç janë shuar, ndërsa vijon puna në Tepelenë si edhe në fshatin Grazhdan.

“Në fshatin Treblovë, në bashkinë e Selenicës të qarkut Vlorë, zjarri është arritur të shuhet plotësisht. Fal ndërhyrjes në kohë me helikopter u bë e mundur shpëtimi i 4 shtëpive”, shprehet ministri.

REAGIMI

Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur shuarjen përfundimtare të vatrave aktive të zjarrit në fshatin Delbnisht, në Njësinë Administrative Milot, bashkia Kurbin. Në kurorën e qytetit të Laçit, afër Kishës së Shën Antonit, aty ku situata ishte tejet kritike qe prej ditës së djeshme, vatrat e zjarrit janë shuar përfundimisht. Momentalisht, situata është e qetë dhe po monitorihet nga punonjësit e zjarrfikëses dhe shërbimit pyjor.
Gjithashtu është bërë e mundur shuarja e një vatre zjarri pranë superstradës Milot-Lezhë.
Në fshatin Treblovë, në bashkinë e Selenicës të qarkut Vlorë, zjarri është arritur të shuhet plotësisht. Fal ndërhyrjes në kohë me helikopter u bë e mundur shpëtimi i 4 shtëpive.
Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatin Jarua, bashkia Fier ku është shmangur rreziku për banesat.
Në fshatin Sinanaj, në bashkinë Tepelenë, punohet nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Puna vijon edhe në fshatin Grazhdan, në bashkinë e Finiqit për normalizimin e vatrës pas riaktivizimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?