ShowStil/Jetë

Kardashian me forma perfekte, shfaqet në Instagram me një fustan të bardhë transparent

KAON

Khloe Kardashian bëri një paraqitje të guximshme në rrjetet sociale. Ylli i familjes Kardashian është shumë i njohur në rrjetet sociale ku numëron mijera fansa, pasi përmes saj “ndërtoi” perandorinë e saj.



Që atëherë, ajo poston çdo ditë foto dhe video të momenteve të jetës duke i ndarë me miqtë e tyre në internet. Khloe Kardashian ka postuar në llogarinë personale në Instagram një sërë fotosh, me një fustan të bardhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Është një fustan i bardhë i tejdukshëm që i mbulon këmbët deri në kyç, ndërsa i lë shpatullat zbuluar. Ylli ka bërë tre postime me fustanin e bardhe. Në njërën prej tyre ajo është fotografuar me nënën e saj, Kris Jenner, ndërsa në të tjerat pozon e vetme për aparatin fotografik.

 

Në një nga postimet e saj, ku është fotografuar përballë perëndimit të diellit, ajo ka shkruar: “Nuk do të lodhem kurrë duke parë perëndimin e diellit”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?