Aktualitet

“Solidaritet për Greqinë”, Rama reagon për situatën e zjarreve në vendin fqinj

KAON

Pavarësisht situatës delikate politike javët e fundit midis Athinës zyrtare dhe Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Kreu i qeverisë shprehet se është e trishtueshme që të shikosh vendin fqinj që ‘lufton’ me zjarret ndërsa shpreh solidaritet për situatën atje.

Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.🇦🇱❤️🇬🇷”, ka shkruar Rama në rrjete sociale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?