Ndarja nga jeta e Toto Cutugnos/ Rama: Një italian i vërtetë, privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju
“Ti ishe një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të pushosh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju”, ka shkruar kryeministri.
Artisti ndërroi jetë këtë pasdite në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar. Lajmin e ka dhënë menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”. Toto Cutugno, pseudonimi i Salvatore Cutugno, ishte një nga zërat më ikonë të muzikës italiane.
Total 0 Votes
0
0
