Sport

Manchester City triumfon për herë të parë në Superkupën e Evropës

KAON

 

Manchester City, pasi fitoi për herë të parë Champions League, triumfon edhe në Superkupën e Evropës. Një sukses i vuajtur, që erdhi vetëm pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Manchester City e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa e vuri në presion Sevilla-n. Grealish, Foden e të tjerë patën disa raste të mira, por portieri Bono dhe fati shpëtuan spanjollët nga pësimi i golit.

Në momentin më të mirë të anglezëve, vjen goli i Sevilla-s në minutën e 25-të. Acunha nga e djathta harkon në zonë dhe En Nesyri me kokë gjen cepin e portës. 0-1 për Sevilla-n dhe loja bëhet më interesante. Në fundin e pjesës së parë City kishte një shans të mirë për të barazuar, por nuk ia del.

 

GOAL: En-Nesyri scores opener against Man City in Greece

Në të dytën, fituesit e Champions League mbajnë ritmin, por Sevilla është e frikshme në kundërsulm, teksa në dy raste mund të kishte shënuar me En Nesyri-n, por shpëtimtar bëhet portieri Ederson, që neutralizon sulmuesin maroken.

Dhe kur nuk shënon, e pëson. Në 63′, Rodri kroson në zonë dhe talenti Palmer me kokë, nxjerr jashtë loje portierin e Sevilla-s. 1-1 dhe të besuarit e Pep Guardiolës marrin zemër edhe më shumë, teksa është Palmer që shfaqet sërish rrezikshëm me një gjuajtje me hark.

Man City vs Sevilla final score, updates, lineups, highlights and result as  Guardiola's men win UEFA Super Cup shootout | Sporting News

 

City nuk ndali sulmet deri në fund për të gjetur golin e fitores, por nuk erdhi, edhe pse krijoi disa raste të mira. Ndërsa Sevilla vetëm në një sulm të gjatë tentoi, por as ajo nuk ia doli. Mbyllet 1-1 dhe fituesi u vendos nga penalltitë, hera e parë që u aplikua në Superkupën e Evropës nëse ndeshja mbyllet në barazim.

Nga pika e bardhë e penalltisë, fati i buzëqeshi Manchester City-t, teksa i shënoi te pësta penallatitë, ndërsa Sevilla gaboi të fundit. Pep Guardiola barazon kështu Carlo Ancelottin në fitimin e Superkupave të Evropës, 2 herë me Barcelonën, 1 herë me Bayern dhe një herë me City-n

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?