Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, makina i merr jetën kalimtarit

KAON

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka humbur jetën.

© credits joq-albania.com

Sipas informacioneve paraprake, një shofer që drejtonte një mjet tip “VW Golf IV”  ka përplasur një person që po kalonte rrugën në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU. Mësohet se si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë kalimtari.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë emrat e drejtuesit të mjetit dhe viktimës nuk janë bërë të ditur. Gjithashtu grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentimin e plotë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?