Aktualitet

Canale 5 reportazh për Shqipërinë: Aeroporti i Tiranës flet italisht

KAON

Si asnjëherë më parë mediat italiane nuk kanë reshtur së shkuari për atraksionet që ofron Shqipëria. Ndërsa këtë herë një kronikë televizoni nga Canale 5 tregon me zë dhe figurë se pse turistët italianë kanë përzgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë verë.

©Credits www.tg5.it

 

 

 

Reportazhi nis me fjalët: Aeroporti i Tiranës flet italisht, duke nënkuptuar numrin e madh të turistëve italianë në vendin tonë. Sipas gazetarit kjo gjë ka ndodhur për shkak të çmimeve të ulëta që ofron vendi, duke nisur nga akomodimin, resorantet apo plazhet. Pasi kostoja për të kaluar pushimet në Itali është mjaft e kripur, sidomos më këto nivele inflacioni.

Në shumë zona bregdetare mjaftojnë 5 euro për të marrë çadrën dhe 2 shezllonë. Po ashtu edhe gatimet e detit në restorantet bregdetare janë shumë të përballueshme, të ndërthurura me cilësi.

“Gjatë këtyre viteve kam nisur të sjell edhe familjen, miqtë dhe tani më duhet të them se vijnë edhe pa ia propozuar unë. Kjo na nxit me siguri edhe për vitin tjetër për t’u rikthyer në brigjet shqiptare,” tregon një turist.

Gazetari nuk harron të përmend as faktet të tregojnë se turistëve italianë në Shqipëri u rritën me 72% në 2022-shin krahasuar me një vit më parë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?